Juventus-Dortmund, Allegri: Pa favoritë, kualifikimi pas 180 minutave

Massimiliano Allegri thekson para ndeshjes Juventus-Borussia Dortmund, e vlefshme  për çerekfinalet e  Champions League, se skuadra kualifikuese do të vendoset pas 180 minutave.- “Nuk është absolutisht ndeshja e sezonit, për një ndeshje për çerekfinale që do të vendoset pas 180 minutave. Ata janë në formë, ashtu si edhe ne. Duhet ekuilibër, durim dhe teknikë për të kaluar turneun.” Më tej trajneri juventin flet edhe për formën e  Paul Pogba. – “Nuk jam i shqetësuar për gjendjen e Pogba. Ai ka të njëjtën formë si të tjerët, por është normale të mos i luajë të gjitha 50 ndeshjet zyrtare të  sezonit.” Më tej Allegri thotë se askush nuk ka thënë se Borusia e Dortmundit ka më tepër shanse kualifikimi, sikurse ai nuk e konsideron as Juven, ndonëse skuadra e tij kryeson bindshëm +8 nga Roma, në Seria A dhe konsiderohet favorite, ndërsa gjermanët e drejtuar nga Jurgen Klop rrezikuan rënien tre javë më parë në Gjermani.

Champions League 

Raundi i 1/16-ve

Swiss Digital Desktop Reklama

Ta martën  

Swiss Digital Mobile Reklama

20:45 Juve  -Borusia D.

20:45 Manchester C. – Barcelona

Të mërkurën

Arsenal – Monaco

20:45 Bayer L. –  Atletico M.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?