Juventus e bën zyrtare, Allegri rikthehet në krye të bardhezinjve!
Tashmë është zyrtare. Massimiliano Allegri është trajneri më i ri i Juventusit. Skuadra bardhezi ka konfirmuar lajmin për ribashkimin me strategun livornez.
“Allegri gjen një stol që e njeh shumë mirë, një klub që e do përsëri, pasi sot fillon një udhëtim i ri së bashku, drejt qëllimeve të reja. Ajo që ai arriti në aventurën e tij të parë në Juventus është gdhendur në historinë e klubit: pesë tituj kampion, dy herë nga dy tituj, triumfoi në Kupën e Italisë, dy Super Kupa, arriti dy herë në finalen e Championsit brenda tri sezonesh”, shkruan klubi torinez.
Tashmë mbetet të shihet se cili do të jetë plani i tij për të ardhmen e klubit, teksa pritet të ketë një mini-revolucion te futbollistet, me shumë largime dhe afrime të reja. /R.Lika-Koha Jone/