Juventus “e çmendur” pas Milinkovic-Savic, kërkon ta rrëmbejë që në janar

Juventus këtë herë e ka shumë seriozisht për të rrëmbyer Sergej Milinkovic-Savic. Skuadra bardhezi sipas “La Gazzetta dello Sport”, është gati për të bërë një ofertë në muajin janar për mesfushorin serb, i cili po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm.

Deri më tani Milinkovic-Savic ka dhënë 7 asiste dhe ka shënuar 3 gola në vetëm 9 javë kampionat, ecuri që e bën një nga mesfushorët më të mirë jo vetëm në Itali, por dhe në botë. Ai ka një kontratë me Lazion deri në vitin 2024, por nuk ka ndërmend që ta rinovojë atë.

Pikërisht nga ky fakt duket se është gati që të përfitojë Juventus, që do të ofrojë 50-60 në muajin janar, ndërkohë që Lotito dëshiron të paktën 80 milionë euro, pasi 100 milionë euro duket një kërkesë e ekzagjeruar duke parë kontratën aktuale. I sakrifikuari te bardhezinjtë mund të jetë McKennie, i cili ka oferta nga ekipe të Bundesligës. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP