Juventus e kërkon me ngulm, por Kolo Muani stërvitet me ekipin e dytë te PSG

Situata e Kolo Muanit te Paris Saint-Germain duket gjithnjë e më larg objektivave të klubit francez. Sulmuesi francez është zhvendosur për t’u stërvitur me ekipin e dytë, një sinjal i qartë se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique.

Në këtë kontekst, rikthimi te Juventus po bëhet gjithnjë e më i mundshëm. Sipas raportimeve të fundit, “Zonja e Vjetër” ka vendosur ta rikthejë lojtarin në formë huazimi me detyrim blerjeje, por ende ka një diferencë mes kërkesës së PSG-së dhe ofertës së klubit italian. Parizienët kërkojnë 50 milionë euro për kartonin e Muanit, ndërsa Juventusi po përpiqet të ulë çmimin.

Vetë lojtari ka dhënë prioritet rikthimit në Torino, por gjithçka varet nga e ardhmja e Dusan Vlahovic. Juventusi kërkon të sigurojë largimin e sulmuesit serb përpara se të finalizojë marrëveshjen për Muani, ndërkohë që trajneri Igor Tudor e pret francezin me krahë hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthimi i Kolo Muanit te bardhezinjtë do të ishte një lëvizje e rëndësishme për sulmin e Juventusit, i cili kërkon freski dhe alternativa të reja për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?