Juventus e nis me fitore sezonin ndaj Parmës, shënojnë David dhe Vlahovic
Në ndeshjen hapëse të Serie A, Juventus mori një fitore të pastër 2-0 kundër Parmës, duke iu përgjigjur suksesit të Napolit dhe Romës. Në “Allianz Stadium”, gjatë pjesës së parë bardhezinjtë dominuan lojën dhe mbajtën topin, por mbrojtja e fortë e miqve rezistoi.
Në pjesën e dytë, një gjuajtje e fortë e Conceiçao u përplas në shtyllë, derisa Dadiv (59’) zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë pas asistit të Yildiz. Në minutën e 84-t, pas daljes me karton të kuq të Cambiaso-s (83’), ishte Vlahovic që vulosi fitoren, sërish me një pasim perfekt nga talenti turk.
Juventusi e nis kështu sezonin me tre pikë të plota dhe një sinjal të qartë për rivalët në garën për titull.
KOHA JONË SONDAZH

