Juventus është “kanibal”, asnjë në Europë nuk ka ritmin e ekipit të Sarrit

Fillimi i mirë është gjysma e punës. Juventus e ka nisur mjaft mirë këtë sezon, duke qenë një nga ekipet e mëdha në Europë që ende nuk ka njohur shijen e humbjes. Të gjitha klubet e tjera më të mira që luajnë Champions League kanë humbur të paktën një ndeshje.

 

Nëse marrin në analizë vetëm kampionatet, Juventusi, në fakt, nuk është e vetmja që nuk e ka provuar “shijen” e disfatës: edhe Liverpooli në Premier League, Real Madridit në La Liga dhe Wolsfsburg-u në Bundesligë (vendi i dytë), nuk janë mundur në takimet e para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nëse hedhim vështrimin më tej, muzika ndryshon. “The Reds” (8 fitore në 8 ndeshje në Premier) janë mposhtur nga Napoli në Champions, “Los Blancos”, të drejtuar nga Zidane, kanë zhgënjyer në Champions, sidomos me humbjen e thellë ndaj PSG-së. Vetëm Wolfsburgu (4 fitore dhe 3 barazime në Bundesligë) nuk njeh humbje në garat e tjera, por të mos harrojmë që nuk merr pjesë në Champions, por në Europa League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?