Juventus fikson çmimin e Cristiano Ronaldos për ta lënë të lirë

“Cristiano është lojtari më i mirë në botë dhe ne nuk do ta lëmë atë të largohet”. Fabio Paratici, pas disfatës poshtëruese me Benevento, e përsëriti qëndrimin publik të Juventusit për të ardhmen e yllit portugez. “Zonja e Vjetër” mbron investimin e saj dhe krenarinë e të pasurit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në radhët e saj, por është e pashmangshme të mos mendosh shumë ndryshime për sezonin tjetër dhe ofertat e mundshme që mund të ketë.

Ronaldo peshon 87 milionë euro në sezon në bilancin e kampionëve italianë, midis asaj që kushton paga e tij dhe amortizimit të 100 milionëve, që u paguan te Real Madridi. Juve, siç mëson “AS”, për këtë arsye nuk do ta detyrojë portugezin të qëndrojë në Torino.

Vullneti i Cristianos, siç raportoi kjo gazetë, është i qartë: kthimi te Real Madridi sa më shpejt që të jetë e mundur. Sulmuesi kurrë nuk i mohoi këto zëra dhe nuk do të vendosë pengesa financiare për ta realizuar këtë dëshirë. Për momentin, megjithatë, Juve nuk ka marrë oferta për transferimin e portugezit.

Klubi pret me qetësi se çfarë do të sjellë merkatoja e verës. Nëse Cristiano komunikon qëllimin e tij për t’u larguar, duke paraqitur një ofertë specifike, entiteti italian do të jetë i hapur për të negociuar dhe do ta linte të largohej pa asnjë problem. Sigurisht, klubi i interesuar duhet të vendosë në tryezë të paktën 25 milionë euro. Kaq është shuma që do të shmangte humbjet për bilancin e Juventusit.

SHKARKO APP