Juventus fikson çmimin për talentin suedez që kërkon Arsenali

Dejan Kulusevski nuk është një lojtar i paprekshëm te Juventusi, madje mund të largohet që në janar. Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, për mesfushorin me tipare sulmuese, ka shfaqur interes të fortë skuadra e Arsenalit.

Drejtuesit e Juventusit do të uleshin në bisedime me klubin anglez për një shifër rreth 25 milionë euro. Suedezi është vënë në listën e merkatos nga Zonja e Vjetër pasi vetë trajneri Max Allegri nuk e konsideron si një lojtar të vlefshëm për skemat e tij.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë të interesuar të afrojnë Dusan Vlahovic dhe shitja e suedezit do të jepte një dorë më shumë në këtë tratativë. Që me ardhjen e Allegrit në stolin e Juventusit, Kulusevksi ka luajtur vetëm në 15 ndeshje, duke shënuar një gol në Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?