Juventus fiton dhe merr përkohësisht kreun, Gatti sërish hero (VIDEO)

Juventusi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A dhe sërish ka si hero Federico Gatti. Pas 3 pikëshit në sekondat e fundit ndaj Monzës, mbrojtësi i ka dhuruar një fitore bardhezinvje ndaj Napolit, në një ndeshje që përfundoi me rezultatin minimal 1-0.

Juventus doli me tre pikë të cilat tashmë e rikthejnë në krye të renditjes së Serie A, ndonëse përkohësisht. Napoli nga ana tjetër tentoi të reagonte, por e kishte shumë të vështirë dhe tashmë duhet të luftojnë për një vend në zonën evropiane.

JUVENTUS-NAPOLI 1-0 | HIGHLIGHTS | Gatti header sinks Napoli | Serie A 2023/24

SHKARKO APP