Juventus fiton duelin për zonën Champions ndaj Bolognës, vendos Cabal
Juventusi ka triumfuar 1-0 ndaj Bolognës në ndeshjen e javës së 15-të në Serie A, duke e kaluar rivalin direkt në renditje dhe u ngjitur në vendin e pestë, gjithnjë e më pranë zonës Champions League.
Bardhezinjtë e nisën takimin me vështirësi, duke rrezikuar në pjesën e parë. Bologna ishte pranë golit me Zortean, i cili goditi traversën, ndërsa portieri Di Gregorio u tregua vendimtar me disa pritje të sigurta. Në fraksionin e dytë, Juventusi rriti ritmin dhe gjeti zgjidhjen falë lojtarëve të futur nga stoli.
Goli i fitores u shënua nga Cabal, i cili realizoi me kokë pas një asisti perfekt të Yildiz. Vendimtar në rrjedhën e ndeshjes ishte edhe Openda, i hedhur në fushë në vend të një David të paqartë. Vetëm pak minuta pas golit, ai fitoi një faull që solli kartonin e kuq për Heggem pas ndërhyrjes së fundit si lojtar i fundit (Dogso), duke e lënë Bolognën me një lojtar më pak.
Në minutat e fundit u pa sërish në fushë edhe Bremer, i cili luajti rreth 20 minuta për të rikthyer ndjesinë me lojën pas operacionit në menisk dhe për të ndihmuar skuadrën të ruajë avantazhin deri në fund.
Skuadra e drejtuar nga Spalletti rikthehet kështu te fitorja edhe në kampionat, duke lënë pas humbjen e pësuar në Napoli.
KOHA JONË SONDAZH

