Juventus fiton me përmbysje derbin ndaj Torinos, vendosin McKennie dhe Bonucci (VIDEO)

Juventus vijon të vuajë në Seria A. Kampionët e Italisë triumfojnë me shumë vuajtje 2-1 kundër Torinos në derbi, duke mos lënë pikë në garën e ashpër për titull.

Ndeshja nisi në malore për bardhezinjtë që  patën veten në disavantazh që në minutën e 9-të. Nicolas N’Koulou e kishte të thjeshtë për të gjetur golin që në rastin e parë për shënim.

Juventus nuk arrin që të reagojë në fraksionin e parë teksa krijon pak në fazën e avancuar. Dybala dhe Ronaldo ishin në një ditë “jo”. 13 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Cuadrado shërben në zonë, atje ku McKennie e ka të thjeshtë për të shënuar me kokë.

Amerikani ndryshoi lojën, duke i hapur rrugën e përmbysjes, pasi një minutë nga fundi Leonardo Bonucci arrin që të shënojë në një mënyrë të ngjashme me kokë. Me këtë fitore Juventus ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, 3 më pak se Milani. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP