Juventus fiton me përmbysje ndaj Sassuolos, blindon vendin në Champions (VIDEO)

Juventus ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat duke blinduar pozitat në zonën Champions. Bardhezinjtë triumfuan 2-1 me përmbysje ndaj Sassuolos në transfertë, edhe pse në fakt loja e skuadrës së Allegrit la për të dëshiruar.

Raspadori kaloi vendasit në avantazh në minutën e 39-të, duke konkretizuar dominimin në lojë të vendasve. Gjithsesi kundërpërgjigja nga Juventusi do të ishte e menjëhershme me Dybala-n që shënoi një gol të bukur në fundin e fraksionit të parë.

Në pjesën e dytë loja ishte e bllokuar me Sassuolon që e kërkoi më shumë golin, ndërkohë që Juventusi më shumë u mbrojt. Në fundin e takimit, Moise Kean me një lëvizje të bukur arriti që të gjente rrjetën e portierit Consigli. Me këtë fitore “Zonja e Vjetër” mbetet në vendin e katërt me 66 pikë, vetëm një më pak se Napoli i vendit të tretë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?