Juventus fiton me vuajtje ndaj Fiorentinës, shkon -2 pikë nga Interi (VIDEO)

Juventus konfirmohet si skuadra anti-Inter për titullin kampion këtë sezon, teksa ka koleksionuar një tjetër fitore 0-1 në transfertën delikate ndaj Fiorentinës.

Skuadra e Allegrit e nisi në mënyrën më të mirë sfidën në Artemio Franchi. Në minutën e 10-të, pas një zbritje të shpejt, Kostic shërben në zonë për Miretti-n, i cili arrin ta dërgojë në rrjetë.

Më pas ndeshja do të fliste e gjitha për Fiorentinën që krijoi një mori rastesh në portën e bardhezinjve, por asnjëra prej tyre nuk do të shkonte në kuadrat. Pavarësisht dominimit, vendasit nuk mundën që të merrnin asnjë pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus me këtë fitore shkon në kuotën e 26 pikëve, 2 pikë më pas se Interi kryesues dhe +4 më shumë se Milani i vendit të tretë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?