Juventus fiton me vuajtje ndaj Spezias së Manajt, vendos goli i Moratës (VIDEO)
Juventus mori një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat ndaj Spezias, edhe pse në lojë ka ende vend për shumë përmirësim. Skuadra e Allegrit triumfoi minimalisht, falë një goli të shënuar në fraksionin e parë.
Në minutën e 21-të, Alvaro Morata do të realizonte pasi mori një top në hyrje të zonës, duke arritur që të rigjente golin që i mungonte prej disa ndeshjesh.
Spezia u përpoq që të reagonte mjaft mirë, duke u shfaqur kërcënuese edhe me Manaj. Sulmuesi shqiptar tentoi një veprim të bukur akrobatik në fraksionin e dytë. Me këtë fitore Juventus blindon vendin e katërt me 53 pikë, 4 më pak se Napoli dhe Milani që do të luajnë pas pak. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

