Juventus fiton me vuajtje ndaj Venezias, vendos dopieta e Bonuccit (VIDEO)

Juventus thuajse ka siguruar pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë morën një fitore të vështirë 2-1 ndaj Venezias në shtëpi.

Protagonist absolut në kët duel ishte mbrojtësi Leonardo Bonucci me dy gola të shënuar. Fillimisht mbrojtësi italian zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7-të me një goditje me kokë, pasi mori një asist nga De Ligt.

Venezia reagoi mjaft mirë duke gjetur dhe golin e barazimit falë një perle të shënuar nga Aramu nga distanca. Gjithsesi gëzimi i miqve zgjati vetëm 5 minuta, pasi Bonucci do të shënonte sërish pas një rrëmuje në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus me këtë fitore mbetet në vendin e katërt me 69 pikë, një më paks e Napoli dhe 10 më shumë se Lazio. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?