Juventus fiton ndaj Bolognës, Ronaldos i rikthehet “buzëqeshja” (VIDEO)

Pas zhgënjimit në Kupën e Italisë, Juventus e rinis mbarë në Seria A. Kampionët e Italisë fituan 2-0 në transfertën kundër Bolognës. Në “Renato Dall’Ara”, skuadra bardhezi tregon një tjetër “fytyrë” në lojë, duke qenë superior në fushë.

Skuadra torineze do të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 23-të, me Cristiano Ronaldon që shënoi nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga De Ligt. Ky ishte goli i 22-të në këtë sezon në Seria A për portugezin.

Në minutën e 36-të Dybala dyfishoi rezultatin me nja gol shumë të bukur pas një goditje në hyrje të zonës. Skuadra torineze shpërdoroi disa mundësi të tjera shënimi, teksa Bernandeschi do të godiste shtyllën në pjesën e dytë.

Në fundin e ndeshjes, Danilo doli me karton të kuq, pas dy të verdhëve, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. Me këtë fitore Juventus ruan kryesimin me 66 pikë, 4 më shumë se Lazio, që do të luajë pas dy ditësh ndaj Atalantës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP