Juventus fiton ndaj Sampdorias, rikthehet në garë për titullin (VIDEO)

Juventus vijon ecurinë pozitive në kampionat duke marrë fitoren e radhës. Skuadra e Allegrit fitoi 3-1 në transfertën ndaj Sampdorias, teksa tashmë e gjen veten në vendin e katërt, me vetëm një pikë më pak se Napoli.

Në minutën e 23-të, pas një kundërsulmi të shpejt të Cuadrados, kolumbiani tenton një asist në zonë, atje ku në fakt do të ishte mbrojtësi Yoshida që do ta dërgonte në rrjetën e portës së tij. Bardhezinjtë luanin mirë dhe 11 minuta më pas do të fitonin një penallti pas një faullin ndaj Kean. Nga pika e bardhë Morata bën gjithçka mirë.

Sampdoria kishte shansin që të rikthehej në gol me Candrevën, me penallti, por ish-lojtari i Interit do të ndalej nga një pritje fantastike e portierit Szczesny-i. Gjithsesi në minutën e 84-të, do të ishte Sabiri që do të shënonte, i ndihmuar nga një devijim. Juventus gjeti një tjetër gol me Moratën, me kokë, 4 minuta më pas duke rikthyer qetësinë e nevojshme. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?