Juventus fiton në “frymën e fundit” ndaj Fiorentinës, sfidën e vendos Cuadrado (VIDEO)

Juventus vazhdon të vuajë në Seria A, por pas dy humbjeve radhazi më në fund ka arritur një fitore në “frymën e fundit” ndaj Fiorentinës. Skuadra bardhezi triumfoi me shifrat 1-0 në “Allianz Stadium”.

Fraksioni i parë ishte i barabartë, me të dyja skuadrat që krijojnë shumë pak për të ndryshuar shifrat e ndeshjes. Juventus e nisi më mirë pjesën e dytë, duke ju afruar shumë golit me Moratën dhe Chiesan.

Në minutën e 73-të Milenkovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë për thuajse 20 minuta ekipin e tij me një lojtar më pak. Juventus arriti të shfrytëzonte avantazhin numerik duke zhbllokuar rezultatin në minutën e parë te shtesës falë një aksioni personal të Cuadrados. Juventus ngjitet në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Fiorentina. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?