Juventus fiton super duelin ndaj Romës dhe afrohet me zonën Champions

Në supersfidën e javës së 16-të të Serie A, Juventusi triumfon 2-1 ndaj Romës në “Allianz Stadium” dhe ngushton distancën në vetëm një pikë nga vendi i katërt, që aktualisht mbahet pikërisht nga verdhekuqtë.

Pjesa e parë ishte e vakët dhe u ndez vetëm në minutat e fundit. Në të 43-ën, Conceição ishte pranë golit, por u ndal nga një pritje e shkëlqyer e Svilar. Portugezi nuk gaboi pak çaste më vonë, duke realizuar me një diagonale të saktë që i dha epërsinë Juventusit në pushim.

Ndryshe nga 45 minutat e para, pjesa e dytë ishte shumë më dinamike. Bardhezinjtë e nisën me presion të lartë dhe e shtynë Romën në mbrojtje, duke gjetur golin e dytë në minutën e 70-të. Pas pritjes së Svilar ndaj goditjes me kokë të McKennie-t, amerikani rikuperoi topin dhe shërbeu për Openda-n, i cili shënoi golin e tij të parë në Serie A, duke dërguar topin në rrjetë me portën bosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roma reagoi shpejt dhe ngushtoi shifrat në minutën e 75-të me Baldanzi-n, i cili u tregua më i shpejti në zonë pas një pritjeje vendimtare të Di Gregorio-s ndaj Ferguson-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutat e fundit, skuadra e Gasperinit u përpoq me çdo mënyrë për të barazuar, por Juventusi mbrojti me rregull dhe ishte shumë pranë golit të tretë në minutën e 80-të, kur shtylla i mohoi Yildiz-it gëzimin e realizimit.

Me këtë fitore, Juventusi dërgon një sinjal të fortë në garën për Champions League, ndërsa Roma largohet nga Torino me një humbje që e mban ende nën presion në luftën për katër vendet e para.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?