Juventus fluturon me Dibalën në krye, Imobile shpëton Lacion (VIDEO)

Juventus kalon me lehtësi pengesën Udineze në kampionat dhe merr përkohësisht kryesimin e Seria A. Kampionët e Italisë kanë fituar 2-0 në “Allianz Stadium” ndaj friulanëve, të cilët nuk mundën që të vendosin në provë asnjëherë portierin Shezni gjatë gjithë ndeshjes. Trajneri Alegri nuk e kishte kursyer rotacionin edhe nëkëtë takim, por torinezët nuk vuajtën shumë.

Paulo Dibala realizoi një super gol nga goditja e dënimit në minutën e 20-të duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Bizarri. Argjentinasi fitoi një 11-metërsh në minutën e 38-të, por nga pika e bardhë shkoi Higuain, i cili u ndal nga portieri i Udinezes. Në fillimin e pjesës së dytë dyshja argjentinase me një kombinim të bukur shënon sërish, teksa edhe këtë herë ai që gjeti golin është Dibala. “La Joya” ka shënuar 17 gola këtë sezon në Seria A. Juventus mban vendin e parë me 71 pikë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Lacio ka barazuar në transfertë ndaj Kaljarit në shifrat 2-2, duke marrë një pikë në sekondat e fundit. Pavoleti kaloi në avantazh skuadrën e Lopez, por Çepiteli në minutën e 35-të e dërgoi topin në portën e tij duke barazuar rezultatin. Në minutën e 74-të, gjyqtari Guida i ndihmuar edhe nga VAR dha penallti, teksa Barela mposhti portierin Strakosha. Në minutën e fundit shtesë Imobile shënoi një super gol duke i dhënë një pikë të rëndësishme ekipit të tij. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?