FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus, ftohet pista De Vrij, Lazio i ofron rinovimin dhe klauzolën

Blerja e një mbrojtësi për të zëvendësuar Leonardo Bonuccin është e dyta në listën e prioriteteve të Juventusit, pas kërkimit të një mesfushori. Ndër emrat e javëve të fundit është edhe ai i Stefan de Vrij, i vitlindjes 1992, kontrata e të cilit me Lazion skadon vitin e ardhshëm.

Agjentët e lojtarit kanë biseduar me klubin bardhezi, por deri tani ka pasur asnjë rezultat konkret. Juventus dëshiron ta marrë mbrojtësin holandez, por Lazio po përpiqet ta blindojë me rinovimin e kontratës, për të evituar largimin si lojtar i lirë verën tjetër. Drejtori sportiv i klubit roman, Igli Tare, ka intensifikuar bisedimet me mbrojtësin. Hyrjet në skuadër për momentin janë në pritje, pasi varet se çfarë do të ndodhë me Balde Keita, ndaj klubi po përqendrohet aktualisht te rinovime.

Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi i ofron holandezit rinovimin deri më 2020 me pagë 2.2 milionë euro neto për sezon. Përveç kësaj, presidenti Lotito ka gati edhe një klauzolë lirimi të fiksuar në 25 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani fjalën e ka vetë De Vrij. Juventus qëndron në pritje, sidomos për shkak se nuk ka ndërmend të paguajë shumë për një lojtar që do të jetë i lirë vitin tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?