Juventus futet në garë për të “rrëmbyer” Edon Zhegrovën
E ardhmja e Edon Zhegrovës është gjithnjë e më larg Lille. Sulmuesi i Kosovës pritet të ndryshojë ambient këtë verë, ndërsa prej javësh emri i tij është lidhur ngushtë me një kalim te Marseille.
Megjithatë, në ditët e fundit të merkatos skenari mund të ndryshojë. Juventusi ka hyrë fuqishëm në garë për shërbimet e 25-vjeçarit, duke e parë atë si përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv.
Për t’i hapur vend Zhegrovës, bardhezinjtë janë në tratativa për të larguar Nico Gonzalez, i cili është në radarin e Atletico Madrid. Madje, spanjollët po mendojnë të përfshijnë në bisedime mbrojtësin Nahuel Molina, i cili mund të përfundojë në Torino si pjesë e shkëmbimit.
Zhegrova ka edhe një vit kontratë me Lille, por palët duket se kanë vendosur të ndahen këtë verë, duke i dhënë sulmuesit kosovar një mundësi të re për të bërë hapin e madh në karrierë.
KOHA JONË SONDAZH

