Juventus gati për sfidën me Pisa-n, Bremer dhe Zhegrova bashkohen me grupin
Juventusi është rikthyer në Continassa për të përgatitur transfertën ndaj Pizës, ndeshja e fundit e vitit 2025, një sezon i vështirë dhe kontradiktor për bardhezinjtë.
Stërvitja e zhvilluar në ditën e Santo Stefanos ka sjellë disa lajme pozitive. Bremer dhe Zhegrova janë bashkuar me grupin, ashtu si edhe McKennie, i cili pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Pisës. Skuadra do të udhëtojë drejt Toskanës në mëngjesin e ditës së ndeshjes. Ndërkohë, Conceição dhe Cabal kanë vijuar punën të diferencuar dhe duhen konsideruar jashtë, njësoj si Vlahovic, Rugani dhe Gatti.
Në këtë situatë, formacioni i mundshëm i Juventusit parashikohet me Di Gregorio në portë; mbrojtje me Kalulu, Bremer dhe Koopmeiners; mesfushë me Cambiaso dhe Kostic (ose McKennie) në krahë, ndërsa në qendër Locatelli dhe Thuram. Pas sulmuesit, pritet të rreshtohen Miretti dhe Yildiz, me Openda në majë të repartit ofensiv.
Nuk përjashtohen ndryshime të minutës së fundit. McKennie mund të nisë titullar në vend të Kostic, duke e zhvendosur Cambiason në krahun e majtë. Gjithashtu, ekziston mundësia që Zhegrova, edhe pse jo në formën optimale, të aktivizohet në vend të Mirettit si zëvendësues natyral i Conceiçãos. Në sulm, mbetet i hapur edhe balotazhi mes Openda dhe Jonathan David, me kanadezin që mund të fitojë konkurrencën.
Për Juventusin, transferta e Pizës përfaqëson shansin e fundit për ta mbyllur vitin me një sinjal pozitiv dhe për të hedhur bazat e një 2026 më ambicioz.
KOHA JONË SONDAZH

