Juventus gjen formulën për të rikthyer Kolo Muani, në mesfushë synohet Hjulmand

Objektivi kryesor i Juventusit për repartin ofensiv mbetet Kolo Muani, i cili shkëlqeu gjatë huazimit të tij në Torino me 10 gola dhe 3 asistime që nga janari. Sulmuesi francez dëshiron të qëndrojë te “Zonja e Vjetër”, por negociatat me Paris Saint-Germain nuk janë të lehta.

PSG nuk e sheh më Kolo Muanin në planet e trajnerit Luis Enrique, ashtu si ndodh edhe me Milan Skriniar, por kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij dhe ka refuzuar zyrtarisht një tjetër huazim me të drejtë blerjeje të propozuar nga bardhezinjtë. Megjithatë, në ditët e fundit, klubi francez është shprehur i hapur për një huazim me detyrim blerjeje, të lidhur me objektiva të caktuar si kualifikimi në Champions League ose një numër minimal paraqitjesh nga lojtari.

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Comolli, po punon intensivisht për të mbyllur marrëveshjen në këtë formulë. Sidoqoftë, rreziku nuk mungon: klubet e Premier League, si Manchester United, Chelsea dhe Newcastle po monitorojnë situatën dhe mund të paraqiten në çdo moment me ofertën prej 50 milionë eurosh që kërkon PSG.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sfond, Juventus planifikon të rikthehet në bisedime me Sporting Lisbonën për mesfushorin danez Morten Hjulmand, i cili më parë ka luajtur në Serie A me Lecce (2021-2023). Hjulmand, i vlerësuar rreth 60 milionë euro, pëlqehet shumë nga trajneri Igor Tudor, i cili e sheh si një element kyç për forcimin e mesfushës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Financimi për këtë operacion mund të vijë nga shitja e Douglas Luiz, i cili ka munguar pa leje në grumbullimin e skuadrës dhe pritet të gjobitet me rreth 38-40 mijë euro, sipas “Gazzetta dello Sport”. Mesfushori brazilian u transferua te Juve nga Aston Villa për 60 milionë euro verën e kaluar, por zhgënjeu me 27 paraqitje, 877 minuta, duke mos shënuar asnjë gol dhe dhënë asist. Për të interesohen dy klube nga Anglia: Everton dhe West Ham. /Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?