Juventus gjen zgjidhjen për të “zhdukur” serbin Vlahovic, ka gati një shkëmbim

Dusan Vlahovic duket se ka vendosur për të ardhmen e tij: sulmuesi serb preferon të transferohet te Atlético Madrid. Kjo zgjedhje ka ndryshuar planet e Juventusit, i cili, sipas “La Gazzetta dello Sport”, po shqyrton mundësinë e një shkëmbimi me mbrojtësin argjentinas Nahuel Molina.

Molina, me një vlerë rreth 30 milionë euro, është një profil që pëlqehet shumë nga bardhezinjtë, të cilët kërkojnë përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Pas një sezoni me ulje-ngritje në Torino, Vlahovic është bërë objektiv konkret për skuadrën e Diego Simeones, me të cilin ka shprehur dëshirën të punojë. Negociatat janë në një fazë të avancuar dhe pritet që në ditët në vijim të konkretizohet marrëveshja. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?