Juventus gjunjëzon kampionët e Europës, Benfica turpëron Barcelonën (VIDEO)

Juventus ka arritur një fitore të madhe në shtëpi ndaj kampionëve të Europës. Në”Allianz Stadium” bardhezinjtë morën një sukses 1-0 ndaj Chelsea-t, në një ndeshje ku vinin me shumë mungesa. Pa Dybala-n dhe Moratën të dëmtuar, Allegri shpik një skemë perfekte me asnjë sulmues të deklaruar. Skuadra torineze arriti që të mbrohej mjaft mirë duke lënë shumë pak hapësira dhe duke kundërsulmuar me shumë rrezikshmëri.

Pikërisht nga njëra prej tyre Chiesa ju afrua shumë golit. Në fillimin e pjesës së dytë, Juventus e nisi menjëherë me gol pas vetëm 14 sekondash. Bernandeschi ul mjaft mirë një top duke e shërbyer për Chiesa-n, i cili me një shpejtësi vrastare e dërgoi në kuadrat. Të dyja skuadrat bëjnë zëvendësime të shumta, por rezultati nuk do të ndryshonte deri në fundin e ndeshjes.

Surpriza e madhe e mbrëmjes vjen nga Portugalia, atje ku Benfica shkatërroi as më pak se as më shumë një ekip të madh si Barcelona në shifrat 3-0. Nunez zhbllokoi sfidën që në minutën e tretë me një super gol. Barcelona nuk arriti që të reagonte, ndërkohë që vendasit në pjesën e dytë shënuan dy gola të tjerë me Silvën dhe Nunez.

Bayerni triumfoi me goleadë 5-0 ndaj Dinamo Kiev. Lewandowski la shenjë me dopietë në fraksionin e parë, ndërkohë që në të dytën shënuan Gnabry, Sane dhe Choupo-Moting.

Manchester United mori një fitore në frymën e fundit ndaj Villareal. Alcacer shënoi fillimisht për miqtë, ndërkohë që Telles do të barazonte për Djajtë e Kuq. Në fundin e shtesës, Cristiano Ronaldo shënon golin e fitores pas një gabimi të ekipit spanjoll./Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP