Juventus “harron” Pogba-n, hidhet në sulm për yllin e Barcelonës

Paul Pogba nuk është prioritet në merkaton e Juventusit. Edhe pse mund të vijë me kosto zero, paga e francezit është e papërballueshme për skuadrën torineze, që po vazhdon opsione të tjera. Një e tillë është edhe ajo e Frenkie de Jong.

Edhe pse zyrtarisht Barcelona ka bërë të ditur se ka dëshirë ta mbajë mesfushorin holandez, klube kryesore europiane kanë drejtuar antenat. Juventus do ta donte De Jong për një mesfushë që duhet përmirësuar dhe për këtë arsye duket se është e gatshme të bëjë ndonjë shpikje për ta financuar lëvizjen.

Një shkëmbim lojtarësh, siç ka ndodhur për Pjanic-Arthur, do të ishte formula e preferuar nga bardhezinjtë për të bindur Barcelona-n, por katalanasit nuk duken aq të interesuar për këtë zgjidhje. Bardhezinjtë, në fakt, kanë shpenzuar 70 milionë për Vlahovic, do të paguajnë 40 milionë për blerjen përfundimtare të Chiesa-s dhe 8 për Zakaria-n.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?