Juventus heq dorë nga Di Maria, takim me Romën për Zaniolon

TURIN, ITALY - AUGUST 01: Nicolo Zaniolo (C) of AS Roma is challenged by Simone Muratore (R) and Federico Bernardeschi of Juventus during the Serie A match between Juventus and AS Roma at on August 1, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Juventus është lodhur nga pritja për Di Marian dhe tashmë ka vendosur që të mendojë për lojtarë të tjerë. Skuadra torineze së fundmi ka zhvilluar një takim me Romën për të biseduar për Nicolo Zaniolon.

Ditën e djeshme në Milano, Cherubini u takua me Tiago Pinton për të kuptuar dhe kërkesat e verdhekuqve. Roma kërkon 60 milionë euro për futbollistin italian, ndërkohë që Juventus është gati të ofrojë 40 milionë euro plus bonuse.

Zgjidhja mund të jetë përfshirja e ndonjë futbollisti në tratativa. Arthur mund të jetë i vlefshëm për skemat e trajnerit Mourinho, ndaj dhe mund të gjendet një akord, që për momentin është disi larg. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?