Juventus i ndryshon numrin Chiesa-s dhe Vlahovic, 10-ta i mbetet Pogba-s
Te Juventusi kanë nisur që të zyrtarizojnë numrat për sezonin e ri, që në fakt konfirmojnë dhe zërat në merkato. Federico Chiesa tashmë do të mbajë fanellën me numrin 7, që sezonin e kaluar u mbajt nga Vlahovic.
Sulmuesi serb nga ana tjetër gjithashtu do të ndryshojë numër, pasi tashmë do ta shohim me 9-tën mbi shpinë. Numri 10 mbetet i lirë për Paul Pogba, për të cilin është çështje ditësh zyrtarizimi për transferimin.
Di Maria me shumë mundësi do të ketë numrin 21 ose 22.
KOHA JONË SONDAZH

