Juventus i “pangopur”, shkatërron Milanin në finalen e Kupës së Italisë (VIDEO)
Juventus nuk ka të “ngopur” në Italisë. Pas fitimit të titullit të 7-të radhazi, i cili thjeshtë ka mbetur për t’u formalizuar, baredhezinjtë kanë shkatërruar Milanin në finalen e Kupës së Italisë në shifrat 4-0. Xhixhi Donaruma ka bërë një ndeshje të shkëlqyer, por vetëmm për pothuajse 60 minuta pas më pas ishte për “faqe të zezë”.
Juventus zhbllokoi ndeshjen në minutën e 56-të, Medhi Benatia ka goditur mjaft bukur me kokë, duke lënë të shtangur portierin Donaruma, i cili nuk ka pasur asnjë mundësi reagimi në këtë rast. Në minutën e 61-të, bardhezinjtë kanë shënuar dhe golin e dytë me Dugllas Kostën. Braziliani goditi mjaft mirë në hyrje të zonës, ndërkohë që Donarumës i ka rrëshqitur topi nga duart. 2 minuta më pas portieri i Milanit bën një tjetër gafë duke i dhuruar golin e tretë mbrojtësit Benatia, i cili nuk e fal.
Për t’i vënë vulën një mbrëmje katastrofike, mendon Nikola Kaliniç, i cili shënoi autogol në minutën e 76-të. Juventusi në këtë mënyrë fiton për herë të 13-të trofeun e Kupës së Italisë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

