Juventus i shkakton humbjen e parë Milanit, Chiesa shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Juventus i jep fund ecurisë së 27 rezultateve pozitive të Milanit, duke i shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon. Kampionët e Italisë fituan 3-1 në “San Siro” duke rihapur betejën për titull, pasi tashmë e shohin vetën 7 pikë larg, por me një ndeshje me shumë për të luajtur.

Ishte një ndeshje fantastike për Federico Chiesa-n, i cili do të gjente dy herë rrugën e rrjetës. Në minutën e 18-të, pas një kombinimi të bukur me Dybala-n, arrin të realizojë. Milani gjeti barazimin në fundin e pjesës së parë me Calabrian, me një goditje në trekëndësh në hyrje të zonës.

Në pjesën e dytë Juventusi u rikthye sërish në avantazh me një tjetër kryevepër të Chiesa-s, i cili këtë herë shënoi me të majtën në hyrje të zonës. Bardhezinjtë nuk u ndalën me kaq, pasi do të shënonin edhe të tretin në minutën e 76-të me McKennie që shfrytëzon një aksion fantastik të Kulusevskit. Në minutat e fundit skuadra e Pirlos administroi rezultatin, duke marr 3 pikë shumë të rëndësishme. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP