Juventus i vendos kushte Dybala-s, ka afat deri në fund të muajt për rinovimin
Deri në fund të muajit Juventusi i ka kërkuar qartësi Dybalas për të vendosur nëse do të rinovojë apo do të largohet. Klubi torinez ka vendosur të zgjidhë shpejt dy çështjet më të nxehta: Rinovimin e Dybala dhe situatën me Matthijs De Ligt.
Për argjentinasin, kushti është që të vendosë deri në fund të këtij muaji. Juventusi ka vendosur një tavan për rrogën, që nuk mund të tejkalojë kurrsesi atë të Vlahovic: 7 milionë euro. Klubi pranon të negociohet çdo bonus i mundshëm, por jo paga bazë. Sulmuesit i mbetet veçse të pranojë dhe të negociojë, ose të shohë për një tjetër destinacion.
Megjithatë, bëhet me dije se Dybala ka dërguar agjentin e tij që të negociojë, edhe pse dukshëm kërkesat e tij janë më të larta sesa kjo pagë prej 7 milionësh. Në lidhje me pagën e lartë, Juventus është gati që të shesë edhe De Ligt, për shkak se përfiton 8 milionë neto dhe katër bonuse. Mbrojtësi holandez në verë mund të transferohet te Barcelona ose Chelsea. Juventus do ishte gati ta shiste menjëherë, për të shkurtuar listën e shpenzimeve për paga.
KOHA JONË SONDAZH

