Juventus-Inter me dyer të mbyllur? Vjen vendimi zyrtar i Federatës Italine

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që të luajë 5 ndeshje të kësaj jave me dyer të mbyllura, mes tyre edhe supersfidën Juventus-Inter. Dueli është programuar që të luhet të dielën në mbrëmje, teksa do të jetë hera e parë ëq luhet pa tifozë një sfidë e tillë.

Ndeshjet e tjera që do të luhen pa tifozë për shkak të alarmit nga koronavirusi në vendin fqinj janë Milan-Genoa, Parma-SPAL, Sassuolo-Brescia dhe Udinese-Fiorentina.

Në fundjavën e kaluar, kampionati italian vendosi që të mos luheshin 4 takime.

SHKARKO APP