Juventus-Inter, shumë surpriza në formacionet zyrtare të Derbit të Italisë

Mbrëmjen e sotme në një atmosferë të pazakontë, me dyer të mbyllura do të luhet derbi ndërmjet Juventusit dhe Interit. Sarri dhe Conte kanë vendosur edhe për formacionin që do të hedhin në fushën e lojës, ku nuk mungojnë surprizat.

Strategu i bardhezinjve ka lënë në stol Dybala-n, duke preferuar Higuain nga minuta e parë. Ronaldo dhe Douglas Costa do të mbështesin Pipitën. Edhe në mesfushë ka jo pak surpriza, teksa Pjanic ka përfunduar në stol.

Image

Në krahun tjetër, spikat rikthimi në portë i Handanovic, ndërkohë që në mbrojtje është preferuar Bastoni dhe jo Godin. Në mesfushë Eriksen e nis nga stoli duke i lënë vend Vecinos. Në sulm është konfirmuar dyshja Lukaku-Lautaro Martinez. /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP