Juventus-Inter vlen 1 miliard euro, ja diferenca mes dy ekipeve

Fundjava në Seria A rezervon një duel shumë interesant mes Juventusit dhe Interit që ka një vlerë prej 1 miliardë euro. Kjo nisur nga vlera e futbollistëve që kanë në përbërje dy skuadrat kryesuese të Serie A.

Nëse në vlerën e grupit, Inter ka një avantazh prej 150 milionë eurosh, për sa u përket pagave neto, pra pa përfitimet e Dekretit të Rritjes, ndeshja është pothuajse e barabartë, me më pak se dy milionë euro në favor të Juves. Një balancë që demonstrohet edhe në fushë, me dy skuadrat që kanë vetëm dy pikë diferencë.

Pavarësisht se është i pezulluar, më i paguari është Paul Pogba me 8 milionë euro në sezon, i ndjekur nga dyshja Vlahovic-Rabiot me 7 milionë. Jashtë podiumit është Calhanoglu, me 6.5 milionë euro në vit, ndërsa Lautaro ndjek me 6 milionë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi argjentinasi do ta rinovojë së shpejti kontratën me zikaltrit, duke synuar ta kalojë numrin 10 të Juventusit, duke qenë se ai duhet të fitojë nga 7.5 deri në 8 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?