Juventus ka afat edhe 3 ditë për Concecao-n, Porto gati të bëjë dhe ulje
Afati i fundit për të vendosur të ardhmen e Francisco Conceição po afron me shpejtësi. E marta, 15 korrik, është dita kur klauzola e lirimit të sulmuesit portugez do të rritet nga 30 në 45 milionë euro. Deri atëherë, Juventus ka pak kohë për të arritur një marrëveshje me Porton dhe për të mbyllur përfundimisht operacionin.
Conceição, i ardhur në Torino në huazim sezonin e kaluar, ka pasur një paraqitje pozitive me fanellën bardhezi dhe dëshiron të qëndrojë te Juventusi. Edhe drejtuesit e klubit italian janë të interesuar ta mbajnë, por po negociojnë me Porton për një ulje të çmimit të klauzolës.
Sipas raportimeve nga Portugalia, Porto është e hapur të pranojë një ofertë më të ulët se klauzola aktuale dhe mund të pranojë një shumë prej rreth 25 milionë eurosh. Deri më tani, Juventusi ka paraqitur një ofertë prej 22 milionë eurosh, që së bashku me shpenzimet e huazimit afron ndjeshëm shumën e klauzolës, por ende nuk ka një marrëveshje të arritur.
Conceição ka refuzuar të hapet ndaj interesave të klubeve të tjera, duke i dhënë përparësi qëndrimit te Juventusi. Megjithatë, nëse klubi torinez nuk do të arrijë të mbyllë marrëveshjen brenda afatit, atëherë lojtari do të detyrohet të shqyrtojë alternativa të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

