Juventus ka akord paraprak me yllin e Barcelonës për në verë

Situata e rinovimit të Dembele me Barcelonën mbetet e komplikuar. Klubi blaugrana prej javësh po përpiqet që të gjejë një gjuhë të përbashkët, por lojtari duket më i joshur për të nisur një aventurë të re gjatë verës së ardhshme.

Gazeta pranë klubit blauagrana, “Sport” raporton se Dembele dhe agjenti i tij Moussa Sussoko kanë një marrëveshje parimore me Juventusin. Sulmuesi e ka vetë në dorë fatin e tij, ndërkohë që është dhe të një oferte të mundshme nga PSG, që mund të bëjë që të ndryshojë mendje për Juventusin.

Përveç bardhezinjve, në garë për francezin janë dhe dy skuadra angleze: Arsenal dhe Manchester United. Në lidhje me ofertën e Neëcastle, Dembele duket se nuk është i bindur nga projekti i tyre. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP