Juventus ka dyshime për Dybalan, argjentinasi tani nuk dëshiron të rinovojë më
Paulo Dybala ka ndryshuar qëndrimin e tij sa u përket bisedimeve për zgjatjen e bashkëpunimit me Juventusin. Sipas tij, “La Joya” ka vendosur të mos e rinovojë marrëveshjen”, që do të thotë se do të largohet në verë si lojtar i lirë.
“Dybala është mërzitur sepse klubi ndryshoi kushtet për kontratën e tij të re. Me skenarin aktual, Paulo është gati të dëgjojë oferta të tjera”, raporton gazetari argjentinas Cesar Luis Merlo.
Shkaku në fakt është zgjedhja e Juventusit për të mos nënshkruar menjëherë kontratën, siç ishte premtuar muajt e fundit, por për të pritur shkurtin, madje duke i ulur shifrat e marrëveshjes, që i ishin premtuar në nëntor.
Kur u pyet për këtë nga Sky Sport, Max Allegri u përgjigj kështu: “Kontrata e Dybalas? Me kontratat merret klubi, jo unë. Jam i kënaqur me Paulon, ai nuk luajti titullar, sepse duhet të rikuperojë gjendjen e tij. Folëm me njëri-tjetrin para ndeshjes”.
KOHA JONË SONDAZH

