Juventus ka gati dy goditje në janar, një qendërmbrojtës dhe … Shpendi

Cristian Shpendi shumë pranë Juventusit, për vetëm 4 milionë euro

Juventus do të ndërhyjë në merkaton e janarit për dy lëvizje, një mbrojtës dhe një sulmues. Thiago Motta duhet të vijojë të bëjë llogaritë me dy mungesa shumë të rëndësishme për një kohë të gjatë, duhet të bëjë llogaritë pa Bremer e Cabal.

Në këto kushte, gjetja e një qendërmbrojtësi të ri është prioritet absolut. Hancko dhe Antonio Silva janë dy emrat më të rëndësishëm në tavolinën e Giuntolit.

Me futbollistin e Feyenoord, Giuntoli ka gjetur një akord total, një kontratë 5-vjeçare dhe 2,5 milionë euro në sezon, por klubi holandez kërkon jo pak por 35 milionë euro për kartonin e tij. “Zonja e Vjetër” synon ta transferojnë në formë huazimi për 4-5 milionë euro, me të drejtë blerje, duke parë dhe si do të përfundojë ky sezon ku kualifikimi në Champions është përcaktues. Një tjetër objektiv është edhe Antonio Silva i Benfikës, por ky është një objektiv me terma afatgjatë.

Në lidhje me fazën sulmuese, Guintoli kërkon një objektiv me kosto të ulët pasi në Torino cilido të vijë do të jetë një zëvendësues i Vlahovic. Në këtë pikë, në skenë del edhe një herë emri i Cristian Shpendit pasi mediat italiane kanë zbuluar se Shpendi ka një klauzolë largimi prej 4 milionë euro, një shifër shumë e mirë për një sulmues 21 vjeçar.

Një tjetër opsion është edhe Kolo Muani, me francezin që është nxjerr në shitje nga PSG dhe mund të vijë dhe në formë huazimi.

SHKARKO APP