Juventus ka gati takimin “blitz” me Milanin për një tjetër qendërmbrojtës

Pas Kalulu, është radha e Tomorit. Juventusi po mendon për të përforcuar mbrojtjen me një tjetër futbollist të Milanit. Negociatat mund të bëhen edhe më konkrete në Riad, atje ku Juventus dhe Mila do të sfidohen për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.

Bardhezinjtë kanë nevojë për një qendërmbrojtës, pasi Bremer dhe Cabal kanë mbyllur sezonin pas dëmtimeve të rënda. Milani është gati që ta lërë të lirë Tomorin që të largohet pasi nuk është në planet e trajnerit Paulo Fonseca.

Milani kërkon rreth 30 milionë euro për qendërmbrojtësin anglez, ndërkohë që në garë është një tjetër klub bardhezi (Newcastle). Juventusi është gati që ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerje, për jo më shumë se 15 milionë euro.  Nëse ky opsion do të dështojë, atëherë, ekipi torinwz do të përqendrohet të transferimi i Antonio Silva nga ekipi i Benfica-s. /R.Lika-Koha Jonë/

Pas Kalulu, Juventus kërkon t’i rrëmbejë një tjetër mbrojtës Milanit

SHKARKO APP