Juventus ka zgjedhur Allegrin, edhe nëse Pirlo arrin në Champions
Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i Juventusit sezonin e ardhshëm, edhe nëse do të sigurojë një vend në zonën e Champions League. Ashtu si një sezon më parë, kur u njoftua se Sarri do të qëndronte, por më pas u detyrua që të largohej.
E ardhmja fillimisht do të luhet në Udine për Pirlon, teksa vendin e tij në sfidat e fundit mund ta mbajë Tudor për t’ia lënë më pas Massimiliano Allegrit. Te bardhezinjtë ka ardhur momenti që të fitohet sërish, ky është motivi që drejtuesit të mendojë rikthimin e tij. Max është ndalur prej dy vitesh, që nga momenti që i dha lamtumirën skuadrës torineze me një konferencë për shtyp së bashku me Andrea Agnellin.
Juventusi aktual është ndryshe nga para dy sezonesh, me një trajner të ri dhe me disa futbollistë që kanë ndryshuar. Allegri në sezonet e fundit është afruar shpesh herë me pankina shumë prestigjioze, por ai i ka refuzuar. Prej disa muajsh objektivi ka ndryshuar, teksa tashmë ka nisur të mendojë për ta rikthyer Juventusin në majat e futbollit. /R.Lika-Koha Jone/