Juventus kërkon biletën për në çerekfinale, Lille tenton misionin e (pa) mundur ndaj Chelsea-t
Mbrëmjen e sotme në Champions League do të luhen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-ve që do të zbulojnë dhe dy ekipet e fundit që do të shkojnë në çerekfinale. Vëmendja do të jetë më shumë në Torino, atje ku Juventusi synon që të kualifikohet pas barazimit 1-1 kundër Villarealit në duelin e parë. Në “Allianz Stadium”, skuadra e Allegrit vjen me një formë shumë të mirë, teksa në javët e fundit ka fituar pikë ndjeshëm dhe në kampionat.
Me Vlahovic në majën e sulmit dhe me Moratën pas tij, bardhezinjtë kanë fituar më shumë siguri në repartin e avancuar, ndërkohë që nuk dihet nëse Dybala do ta nisë si titullar apo nga stoli. Juventus duhet të fitojë për tu kualifikuar, pasi me rregulloren e re golat në fushën kundërshtare nuk kanë më vlerë më të madhe.
Mision më të thjeshtë pritet të jetë për Chelsea-n, që do të udhëtojë në Francë për t’u përballur me Lille me avantazhin e fitores 2-0 në duelin e parë. Për shkak të vështirësive të shumta që ka krijuar dënimi i Abramovich, problemet në fakt nuk janë të pakta, por që gjithsesi avantazhi është në anën e tyre. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

