Juventus kërkon djalin e Thuram, i cili po spikat në Bundesligë

Marcus Thuram është një nga të rinjtë më të spikatur në javët e fundit në Bundesligë. Futbollisti francez ka arritur që të bëhet protagonist gjatë këtij sezoni me Borussia Monchengladbach duke shënuar 10 gola në 29 sfida.

22-vjeçari u ble për 9 milionë euro një vit më parë nga Guingamp, ndërsa tashmë kartoni i tij vlen të paktën dyfish. Sipas mediave italiane, Marcus mund të ndjekë hapat e babait të tij Lilian Thuram, duke veshur fanellën e Juventusit.

Kampionët e Italisë kanë gati ofertën e parë për të bindur Gladbach dhe ofrojnë 20 milionë euro. Futbollisti mund të pranojë të transferohet në Seria A, teksa bardhezinjtë kanë për një tjetër sulmuesi, pasi Higuain me shumë mundësi do të largohet.

 

SHKARKO APP