Juventus kërkon me ngulm mesfushorin “e preferuar” të Simeones

Një tjetër klub shtohet në listën e pretendenteve për Thomas të Atletico Madrid. Sipas gazetës “Marca”, Juventusi kërkon mesfushorin ganez, i cili duket larg rinovimit me klubin spanjoll.

Thomas ka një pagë shumë të ulët te spanjollët dhe nuk ka rinovuar ende kontratën që i përfundon verën e 2023-shit. Bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë një pagë 5 milionë euro në sezon dhe një kontratë 5-vjeçare, ndërsa në arkat e Atleticos së Madridit pritet të arkëtohet rreth 50 milionë euro nëse gjithçka do të shkojë me sukses.

Megjithatë bardhezinjtë nuk janë të vetëm në garën për shërbimet e mesfushorit, pasi ai ndiqet prej kohësh nga Arsenali i Mikel Artetës dhe Manchester United, klube këto që janë gati të futen në ankand për Partey.

Ai është futbollisti më i aktivizuar te Los Colchoneros me 2859 minuta, por dhe një nga më pak të paguarit në ekip. Klubi torinez kërkon një mesfushor me kualitet pas largimit të Emre Can, por edhe të faktit që Pjanic dhe Khedira nuk po bindin. /Koha Jone/

SHKARKO APP