Juventus kërkon me ngulm super talentin brazilian të Santosit

Juventus po mendon për sezonin e ardhshëm, kur me shumë mundësi Higuain nuk do të udhëheqë më sulmin bardhezi. Emri më premtues është ai i Kaio Jorge, i Santos.

Futbollisti i lindur në 24 janar 2002 ka impresionuar të gjithë gjatë kampionatit botëror Under 17 kur fitoi titullin me Brazilin. Mes të rinjve të ndjekur nga Paratici e stafi i tij, sulmuesi brazilian është ai që ka befasuar më shumë vëzhguesit bardhezinj.

Kapaciteti për të luajtur me shpinë nga porta, duke lejuar daljet e shokëve që vijnë nga prapa është një nga aspektet që kanë rënë më shumë në sy e që e kanë vënë nën vëzhgimin e klubeve më të mirë europianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi nuk do të jetë e thjeshtë për të bindur Santos që të ulë shifrën e zgjidhjes së kontratës rreth 75 milionë euro. Shoqëria pauliste nuk ka ndërmend të zbresë nën 30 milionë, ndërsa Juve nuk shkon mbi 15.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?