Juventus kërkon rikthimin e Pogbas, i bën ofertën e parë francezit

Paul Pogba në fundin e këtij sezoni pritet të largohet nga Manchester United. Juventusi po studion me vëmendje edhe situatën e francezit, ndërsa dëshiron ta rikthejë sulmuesin në Seria A, aty ku Pogba kishte edhe shkëlqimin e tij.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” ka kërkuar nga agjentët e Pogbas që t’i mbajë të informuar për çdo ofertë për të dhe ata aktualisht janë duke përgatitur një propozim për ta bindur.

Bardhezinjtë janë gati që ti ofrojnë 7.5 milionë euro dhe bonuse të konsiderueshme nëse do të arrihen disa objektiva. Pogba te United fiton 15 milionë euro në sezon, ndaj dhe vneidmi tashmë do të jetë në dorën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?