Juventus kërkon sulmuesin shqiptar, Giacomo Vrioni
Juventus është një nga skuadrat më aktive në merkaton e transferimeve si për ekipin e parë ashtu edhe për sektorin e të rinjve. Për ekipin e Under-23 deri më tani ka transferuar disa talente të spikatur në skuadra të ndryshme duke shpenzuar miliona euro.
Së fundmi mediat italiane raporton se kampionët e Italisë janë të interesuar për Giacomo Vrionin. Sulmuesi i Kombëtares sonë shihet si një investim i mirë për skuadrën e dytw U-23 që drejtohet nga Fabio Pecchia.
Vrioni ka regjistruar vetëm 4 ndeshje deri më tani, me një total prej 85 minutash, duke dhënë vetëm një asist. 23-vjeçari ka bërë debutimin edhe në Kombëtaren shqiptare ndaj Izraelit në vitin 2018 duke luajtur vetëm 17 minuta. Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për të, teksa skuadra e dytë e Juventusit mund t’i garantojë kushte më të mira dhe një mundësi për të ngjitur më shpejt hapat e karrierës së tij. /R.Lika-Koha Jone/