Juventus kërkon talentin Han, por duhet të negociojë me Kim Jong-un
Han Kuang-song është talenti më i madh i gjeneratës së tij në Koren e Veriut. 19-vjeçari u largua nga vendi i tij i lindjes në moshën 13 vjeç, teksa nisi hapat e para të futbollit në akademinë e Barcelonës. Han po bën hapat e parë në futbollin profesionist te skuadra e Periuxhias, por që tani ka lënë mbresa te skuadra e Juventusit. Ai ka shënuar 7 gola në 17 ndeshje gjatë këtij sezoni, teksa luan në formë huazimi nga ekipi i Kaljarit.
Bardhezinjtë për ta rrëmbyer në merkato së pari duhet të diskutojnë me koreun e Veriut, me personat e rrethit të ngushtë të liderit Kim Jong-un. Sulmuesi u ftua të paraqitej në televizionin shtetëror italian (RAI) në një intervistë për të folur përshtypjet e tij mbi jetën në Itali dhe karrierën e tij deri tani. Pak para emisioni, ai mori një telefonatë nga një anëtar i rrethit të brendshëm të Kim Jong-un që e ndaloi atë të shfaqej në televizion.
Juventusi të paguajë për rrogën e futbollistit, gjysma apo më shumë do të përfundojë për të financuar regjimin e Kim Jong-un, si pasojë e kontrollit të madh që Korea e Veriut ushtron për shtetasit e tij që ndodhen jashtë vendit. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

