Juventus kërkon t’i “vjedhë” dy futbollistë Milanit në merkato

Sipas “Tuttosport”, Juventusi po planifikon me kujdes lëvizjet për merkaton e verës dhe nuk përjashtohet mundësia që edhe këtë herë të “vjedhë” ndonjë lojtar nga Milani, ashtu si verën e kaluar me Kalulu.

Një nga objektivat kryesorë është mbrojtësi Fikayo Tomori. Emri i tij ka qarkulluar edhe më parë në ambientin bardhezi, dhe me gjasat që të paktën një ndër Tomori ose Thiaw të largohet nga “San Siro” këtë verë, Juventus është i gatshëm të përfitojë.

Një tjetër emër që pëlqehet në Torino është ai i Theo Hernandez. Mbrojtësi i majtë francez pritet të largohet nga Milani pas refuzimit të një oferte prej 18 milionë euro neto në vit nga Al Hilal në Arabinë Saudite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te Juventusi ka interes, por për momentin ai nuk është një përparësi në listën e përforcimeve. Me këto objektiva, “Zonja e Vjetër” kërkon të forcojë ekipin për të synuar rikthimin te titulli kampion në Seria A.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?