Juventus kërkon zëvendësues për Bremer, Motta piketon mbrojtësin e Bolognës
Trajneri i Juventus, Thiago Motta, ka patur sot një takim me drejtuesit e klubit për të diskutuar mundësinë e afrimit të një lojtari që do të zëvendësojë Bremer. Ky i fundit u dëmtua dy ditë më parë në Champions League.
Bremer do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave, madje përflitet se sezoni është i mbyllur për te. Mësohet se emri i sugjeruar nga trajneri i Juventus për drejtorin sportiv Giuntoli do të ishte ai i holandezit Sam Beukema.
Qendërmbrojtësi luan me Bologna në Serie A, një lojtar që Motta e njeh mirë, pasi e ka patur në ekip sezonin e kaluar. 25-vjeçari holandez ka një kontratë me Bologna, e cila skadon në 2027-ën.
Juventus do të provojë të marrë mbrojtësin në merkatonm e dimrit, ndërkohë që kjo mund të kushtojë klubi bardhezi 20 milionë euro.